Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar profesorin dhe politikanin Fehmi Agani në përvjetorin e vrasjes së tij më 6 maj 1999 nga forcat serbe.
Kurti e cilësoi Fehmi Agani si një nga figurat më të rëndësishme të inteligjencës shqiptare të fundshekullit XX, duke theksuar rolin e tij si sociolog, profesor dhe veprimtar politik gjatë viteve ’90.
Ai ka shkruar se ‘Agani u rrëmbye dhe u ekzekutua gjatë luftës në Kosovë, në kuadër të fushatës së dhunës së forcave serbe ndaj shqiptarëve, e cila sipas tij përfshinte edhe shënjestrimin e intelektualëve dhe figurave publike’.
Kurti vlerësoi se vepra akademike dhe angazhimi politik i Aganit mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ndërsa profili i tij vazhdon të shërbejë si shembull i mendimit kritik dhe kontributit publik.
Fehmi Agani konsiderohet një nga figurat kyçe të skenës intelektuale dhe politike shqiptare në Kosovë në fund të shekullit XX.



Të tjera
Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet
Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore