Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi Juventusi dhe Milani po bëjnë garë për ta marrë atë nga Leverkuseni.
Por ndërsa Xhaka po shqyrtonte këto mundësi duke i kërkuar Leverkusenit ta lejojë të largohet drejt Serisë A, ka ardhur një ofertë që ka turbulluar ujërat. Sipas “footmercato”, mesfushori 32-vjeçar është kthyer në dëshirën e merkatos së klubit të NEOM SC, i cili po shpenzon shifra të çmendura gjatë këtyre javëve për të ndërtuar një skuadër prestigjioze,
Klubi në fjalë është skuadra që përfaqëson qytetin e Neom në Arabinë Saudite dhe sapo është ngjitur në elitën e futbollit saudit. Për të po shpenzohen shifra të çmendura, pasi është pjesë e një prej projekteve më ambicioze të dekadës së fundit në Arabinë Saudite. Kjo, pasi qyteti i Neom nuk ekziston.
Ai është një qytet i cili po ndërtohet nga zero në mes të shkretëtirës dhe parashikohet që brenda 10 vitesh të jetë një kryeqendër modernë në Lindjen e Mesme. Por për momentin është vetëm një kantier gjigant i populluar nga punëtorët të cilët po ndërtojnë nga themelet një qytet të tërë.
Gjithsesi, skuadra pritet të jetë “reklama” e qytetit ndaj investimet për të, nga vetë shteti saudit, janë kolosale. Kështu, trajner është bërë i mirënjohuri Kristof Galtie, ndërsa së fundmi është afruar në radhët e ekipit edhe një emër si Aleksandër Lakazet. Nuk janë mësuar ende shifrat që i janë ofruar Xhakës, por në Francë janë të bindur se bëhet fjalë për shuma marramendëse që mund ta bindin të ndryshojë mendje e lërë pas krahëve Europën.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia