Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në kryeqytetin amerikan, ka zhvilluar një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë të politikës së jashtme, shkruan KosovaPost.
Në fokus të diskutimit ishin synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë vizitës në Washington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara,” shkroi Presidentja Osmani në rrjete sociale.
Ajo theksoi se në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, mbështetja e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë mbetet jetike.



Të tjera
Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
Pjekuria e plotë arrihet në moshën 30-vjeçare