Klankosova.tv mëson se para rreth 20 minutave, forcat e rendit, e kanë marrë Murselin nga aty, për ta dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Ai qëndroi në këtë institut, pas kërkesës për ekzaminim psikiatrik, nga i cili rezultoi raporti, që sot u bë publik dhe konstatoi se Murseli nuk ka ndonjë sëmundje apo çrregullim mendor.
Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.
Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.
Bazuar në analizat profesionale, “nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij”, transmeton Klankosova.tv.
Në përfundim, ekspertiza thekson se i akuzuari është “plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”, në gjendje të marrë pjesë në procesin gjyqësor, të kuptojë akuzat dhe të ndërveprojë me avokatët e tij.
Përshkrimi i gjendjes aktuale të Murselit tregon një person të vetëdijshëm dhe të orientuar në kohë dhe hapësirë. Në raport thuhet se ai ka qenë bashkëpunues, i qetë në sjellje, dhe ka komunikuar në mënyrë të qartë gjatë ekzaminimit. Po ashtu, theksohet se nuk janë vërejtur shqetësime në të menduar apo në mënyrën e perceptimit, ndërsa funksionet njohëse janë të ruajtura.
Në dokument përmendet se Murseli është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet dhe përdor mekanizma mbrojtës si shmangien dhe mohimin. Aktualisht ai mohon se ka mendime për vetëlëndim apo për të lënduar të tjerët.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Halil Geci: Edhe pa Kurtin, populli nuk e dorëzon Mitrovicën
Shqiptarët me parulla edhe në gjuhën angleze bëjnë thirrje për drejtësi në Hagë, pamje