Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të, Brendan Hanrahan, i cili mbrëmë erdhi në Kosovë.
Shefi i KFOR-it, siç thuhet, e ka njoftuar mysafirin me pozitë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneral Major Barduani dha një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën. Ai gjithashtu përshëndeti kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të SHBA-së në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë ky mision paqeruajtës në Kosovë.



Të tjera
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës
Pse duhet konsumuar kërpudha gjatë dimrit?
Mjekët amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike