La Gazzetta dello Sport raporton se Granit Xhaka është objektivi më i ri i Interit për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu.
Interi po kërkon një zëvendësues të mundshëm për Calhanoglu-n, dhe mesfushori i Bayer Leverkusen, Xhaka, ka dalë si alternativa më e fundit për anën zikaltër të San Siros.
Ylli i Atalantës, Ederson, është gjithashtu në listën e Interit, por çmimi i tij prej 60 milionë eurosh e bën shumë më të kushtueshëm se Xhaka, i cili mund të largohet nga Leverkusen për një shumë që varion nga 12 deri në 15 milionë euro.
Megjithatë, Interi do të hapë bisedimet për zëvendësuesit e mundshëm të Calhanoglu-t vetëm nëse ylli turk i bashkohet Galatasarayt.
Deri më sot, Galatasaray nuk i është drejtuar zyrtarisht Interit me një ofertë konkrete, dhe zikaltërit mbeten të gatshëm ta shesin 31-vjeçarin vetëm për oferta që kalojnë 25 milionë euro.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular