Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve, transmeton KosovaPost.
Gjobat thuhet se janë dhënë gjatë implementimit të një plani operativ me fokus të veçantë te motoçikletat.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.



Të tjera
ShBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas sulmeve në Lindjen e Mesme
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
I ra maska në momentin e grabitjes, policia i publikon pamjet dhe e shpall në kërkim hajnin