Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari.
Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket se shtyn më shumë drejt eksperiencës europiane.
Gjimshiti ka përpara prej javësh një ofertë tunduese nga një klub në Katar, që i ofron një rrogë shumë më të lartë se ajo që përfiton te Atalanta.
Por në radhët e zikaltërve, ai është një titullar i padiskutueshëm edhe me largimin e trajnerit Gasperini, ndërsa klubi planifikon që në rast se nuk largohet, t’i ofrojë rinovimin e kontratës 32-vjeçarit.
Fakti që Gjimshiti ka qenë një ndër tre të parët që është shfaqur në klinikën e Atalantës për të kryer testet e zakonshme mjekësore para fillimit të stërvitjeve për edicionin e ri, të shtyn të mendosh që vendimi i tij është për qëndrimin te kjo skuadër.
Të paktën edhe për një tjetër sezon ku do të jetë i padiskutueshëm në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve në radhët e klubit të tij. .



Të tjera
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët për 28 dhjetor
Të jetuarit në zonat rurale disavantazh për mposhtjen e kancerit
Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar propozimin e paqes