Për herë të 47-të ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Edhe kësaj radhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari përsëriti kërkesën për formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Megjithatë, propozimi nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme dhe seanca sërish përfundoi pa ndonjë vendim, duke u shtyrë pas 48 ore.
Nga 105 deputetë të pranishëm në sallë 41 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Seanca e radhës do të mbahet më 17 korrik nga ora 11:00.



Të tjera
Nga grupi që kreu su*lmin janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda
Asamblisti i LVV-së Selman Sokoli thotë se u sulmua fizikisht në një qendër tregtare
Vetitë që nuk i keni ditur për mjaltën