Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pret ndryshime as sot në seancën e 47-të konstituive.
Megjithatë, para mediave, ajo konfirmoi se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.
“Ende nuk kemi diçka konkrete”.
Ndërkaq në pyetjen se nëse Limaj do këmbëngulte për kryeparlamentar, Haxhiu u përgjigj: “Tashmë VV-ja ka dhënë qëndrimin, propozimin. Duke qenë se është emri im në kandidaturë, nuk mund të them më shumë”, përfundoi ajo



Të tjera
Kur duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës
Pse duhet konsumuar kërpudha gjatë dimrit?