Demonstratë në mbështetje të Palestinës përpara ndërtesës së Këshillit Evropian

Demonstratë në mbështetje të Palestinës përpara ndërtesës së Këshillit Evropian

Përpara ndërtesës së Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) është mbajtur një demonstratë duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit të BE-së me Izraelin dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha furnizimeve me armë, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Qindra njerëz me flamuj palestinezë u mblodhën në Sheshin “Schuman”, ku ndodhet selia e BE-së, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Ndaloni gjenocidin” dhe duke brohoritur “Evropa duhet të ndërmarrë veprime”, ndërsa vazhdon takimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Demonstruesit kërkuan pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin dhe ndërprerjen e menjëhershme të furnizimeve me armë për Tel Avivin.

Gazetari palestinez, Omar Karim, i cili mori pjesë në demonstratë, për Anadolu tha se ata duan të ndalet gjenocidi në Gaza dhe vrasja e përditshme e palestinezëve, dhe se kërkonin që BE-ja të vendoste sanksione kundër Izraelit.

Prifti i Kishës Beguinage në Bruksel, Daniel Alliet i cili gjithashtu mori pjesë në demonstratë, tha se ata e organizuan demonstratën në nder të grave palestineze që duan të ndalet gjenocidi në Gaza dhe që të mos vriten fëmijët e tyre.

Pastori Alliet deklaroi se BE-ja, e cila pretendon se mbron dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe të drejtën e jetës së çdo fëmije, duhet të bëjë gjënë e duhur.