Edon Zhegrova është ende në kërkim të klubit të ri.
Zhegrova është duke i vazhduar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa po mundohet të rehatohet sa më shpejt të jetë e mundur.
26-vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi dhe nuk pritet të luajë më te Lille.
Krahas Evertonit, interesim për anësorin e djathtë ka shfaqur edhe klubi tjetër i Premierligës, Newcastle Unitedi.
Njëjtë si Evertonit, edhe Newcastlet do t’i konvenonte transferimi i ish-futbollistit të Baselit, i cili do t’i kushtonte klubit anglez 20-25 milionë euro.
Ylli ynë mungoi në krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i një lëndimi, ndërsa në pjesën e parë të edicionit 2024/25 i kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe i kishte realizuar 8 gola, ndërkohë që i kishte bërë edhe dy asistime.
Vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular