Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për Wiesbaden të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Randy Alan George për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).
Në konferencën CEA morën pjesë shefat e mbrojtjes nga më shumë se 40 vende, thuhet në një njoftim të zyrës për informim të FSK-së.
“Në kuadër të konferencës, tema kryesore ishte ‘Ndërtimi i Gatishmërisë për Parandalimin Global’, ku është theksuar rëndësia e të menduarit strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat globale të sigurisë. Gjatë konferencës po ashtu janë zhvilluar diskutime të rëndësishme për gatishmëri dhe përmirësim kolektiv, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gjithashtu shfrytëzimin e të dhënave të drejtpërdrejta për analizimin e strategjive ushtarake”, thuhet tutje në këtë njoftim.



Të tjera
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zyrtarët e komunave në veri
I akuzuari për su*lmin në Banjskë pohon se numri i Milan Radoiçiqit iu gjet në telefonin e tij, thotë që s’ka pasur kontakt me të
Pakistani pezullon operacionin ushtarak në Afganistan për shkak të Bajramit