Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë filluar dëshminë dy dëshmitare të thirrura nga mbrojtësi i viktimave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më herët kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, njoftoi se kanë marrë vendim për të rrëzuar në tërësi mocionin e mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa fakteve materiale që kanë të bëjnë me akuzat në aktakuzë që lidhen me ngjarje që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.
Seanca e sotme ka vazhduar me dëshmitarët me kodin VE01 dhe VE02 e këta janë Karin Duhne-Prinsen dhe Dr Catherine Nicola Black.
Duhne-Prinsen gjatë seancës, tha se është psikologe, kurse Nicola Black tha se është psikiatre.



Të tjera
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zyrtarët e komunave në veri
I akuzuari për su*lmin në Banjskë pohon se numri i Milan Radoiçiqit iu gjet në telefonin e tij, thotë që s’ka pasur kontakt me të
Pakistani pezullon operacionin ushtarak në Afganistan për shkak të Bajramit