Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i bëri komentet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për ndonjë kërcënim të tillë që ka ekzistuar së voni.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha javën e kaluar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.
Deklaratat e Osmanit i hodhi poshtë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për sqarime shtesë, por nuk mori përgjigje. Ekipi i Osmanit paralajmëroi se presidentja do të mbajë një konferencë për media, por nuk saktësoi më shumë.
Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Ministria në detyrë e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë.
Të tjera
Si PDK, LDK dhe AAK i dhanë vulë Listës Serbe
Arrestohet një tifoz i Real Oviedos, bëri gjeste dhe tinguj majmuni drejt Mbappes
Shteti ynë është shtet unitar e jo multietnik