Të paktën 58.765 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 98 trupa u sollën në spitale në 48 orët e fundit, ndërsa 511 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 140.485 në sulmin izraelit.
“Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria palestineze.
Më tej, theksohet se 14 palestinezë u vranë dhe 94 të tjerë u plagosën derisa përpiqeshin të marrin ndihmë humanitare në 48 orët e fundit, duke e çuar numrin total të palestinezëve të vrarë derisa kërkonin ndihmë në 891, me mbi 5.754 të tjerë të plagosur që nga 27 maji.
Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar. Bisedimet për një marrëveshje të re janë duke u zhvilluar në kryeqytetin Doha të Katarit.



Të tjera
Manchester City nuk dorëzohet, do të luftojmë për titull deri në fund
Hani fara kungulli rregullisht
Ka imunoterapi të re që tkurrë tumoret