Nëntë persona kanë mbetur të lënduar, një prej tyre rëndë, pas një aksidenti trafiku që ndodhi të shtunën rreth orës 18:35 në fshatin Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi, konfirmoi se në përplasjen zinxhirore u përfshinë tri vetura.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tilla që rrezikojnë jetën e qytetarëve.



Të tjera
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit