Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, ka deklaruar se është i gatshëm të luajë si qendërsulmues nëse trajneri Hansi Flick e konsideron të nevojshme, teksa klubi vazhdon përpjekjet për transferimin e Julian Alvarezit.
Barcelona e ka identifikuar sulmuesin argjentinas si objektivin kryesor për ta zëvendësuar Robert Leëandoëskin, por marrëveshja me Atletico Madridin vazhdon të mbetet e vështirë.
Pavarësisht kësaj, Olmo beson se skuadra ka alternativa të mjaftueshme edhe nëse Alvarez nuk transferohet.
“Shoh Ferran Torresin, një lojtar që shënoi shumë gola sezonin e kaluar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, sepse është një futbollist i madh. Tani kemi edhe Anthony Gordon, i cili, sipas meje, mund të luajë gjithashtu në atë pozitë”.

“Pra, kemi mjaftueshëm lojtarë për ta mbuluar atë rol dhe, nëse vijnë të tjerë, do të jenë të mirëpritur për ta forcuar skuadrën”, deklaroi Olmo.
Reprezentuesi spanjoll tha se nuk do ta kishte problem të luante edhe në qendër të sulmit, rol në të cilin ka vepruar edhe më parë.
“Kam luajtur edhe më parë në këtë pozitë dhe nuk do të kisha asnjë problem të luaja aty nëse trajneri e konsideron të nevojshme. Ndihem rehat në atë rol”, përfundoi Olmo.
Barcelona ndërkohë ofroi 100 milionë euro për shërbimet e argjentinasit, por u refuzua menjëherë nga “Los Rijoblancos”.



Të tjera
Kartoni i kuq për Balogun, Parlamenti Evropian do të kërkojë hetim për presidentin e FIFA-s
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane