Pas propozimit romantik verën e kaluar, mbrojtësi i Interit e reprezentuesi i Francës, Benjamin Pavard, kurorëzoi dashurinë e tij me modelen, aktoren franko-kosovare Kleofina Pnishi, në një dasmë elegante dhe të rezervuar, larg vëmendjes mediatike.
Çifti zgjodhi një vend magjepsës për ceremoninë fetare: Abacinë e Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, në provincën e Salernos, ku u zhvillua një shërbesë intime me pjesëmarrjen e familjes, miqve të ngushtë dhe disa kolegëve të futbollistit francez.
Në mesin e të ftuarve u panë emra të njohur të futbollit si Nicolò Barella, Jamal Musiala i Bayern Munich dhe bashkëkombasit Kingsley Coman, Lucas dhe Theo Hernandez – ky i fundit sapo u largua nga seria A pas disa sezonesh me Milanin.
Pas ceremonisë, të sapomartuarit u larguan me një Mercedes 190 SL klasik, duke ndaluar shkurtimisht në Hotel Scapolatiello, një hotel historik në zemër të Cavës, afër abacisë.
Të tjera
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë
FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”