Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ku u sekuestruan dy raketahedhës krahu të llojit zolla, armë të prodhimit serb, transmeton KosovaPost.
Në një deklaratë publike, Sveçla theksoi se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një pranie të vazhdueshme të armatimit ilegal në veri të vendit, për të cilën institucionet janë të vendosura ta çmontojnë.“Këto raketahedhës krahu (zolla) janë armë të prodhimit serb, të gjetura sot nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Për nivelin dhe sasinë e armatimit të konfiskuar gjatë këtyre katër viteve jemi dëshmitarë të gjithë,” u shpreh ministri.
Megjithatë, ai siguroi qytetarët se institucionet e sigurisë janë të përkushtuara për të garantuar rendin dhe ligjin në çdo cep të territorit të Kosovës.
“Ne, megjithatë, jemi të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vendin tonë,” përfundoi Sveçla.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia