Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon gjykimi në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjell seancën, raporton se dëshmitari Rade Nedelkoviq, që punonte në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, ka dhënë detaje nga ky rast.
“Ata kanë hyrë te dera e dytë, jo te dera kryesore. Unë kam qenë i detyruar t’i lë se kanë qenë të armatosur, s’kam guxu me i thanë jo. Ka mbet i plagosuri dhe një tjetër”, ka thënë mes tjerash, Nedelkoviq.
I pyetur nëse e njeh Milan Radoiçiqin, organizatorin e vetëdeklaruar kryesor të sulmit terrorist dhe agresionit në Banjskë, dëshmitari tha: “Kam dëgjuar për të, por kurrë s’e kam parë”.
Ai është pyetur nëse Radoiçiqi ka qenë organizator i grupit.
“Po, ai vetë e ka pranuar, pa marrë parasysh çka mendoj unë”, ka thënë mes tjerash dëshmitari Rade Nedelkoviq.
Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia