Kombëtarja e Kanadasë, shteti i cili po e bashkëorganizon Botërorin 2026, është eliminuar nga Kupa e Botës, pas humbjes nga Maroku.
Maroku fitoi thellë ndaj Kanadasë, me shifrat prej 3-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën u shënuan tre sosh.
Adam Ounahi shënoi dy golat e parë, së pari në minutën e 50-të, derisa të dytin e shënoi në minutën e 82-të.
Golin e tretë, Maroku e shënoi në minutën e 98-të, me anë të Soufiane Rahimi.
Maroku në fazën tjetër – atë çerekfinale – do të luajë ndaj Paraguait ose Francës.



Të tjera
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum
Përfitimet e shumta shëndetësore të limonit