Reshjet e mbrëshme të breshërit dhe shiut në Mitrovicë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngritje të nivelit të turbiditetit të ujit të papërpunuar.
Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e kësaj të fundit ka pasur ndërprerje të operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit në Shipol.
Operatorët kujdestar në ITU-Shipol janë duke monitoruar parametrat e turbiditetit dhe në bazë të rënies së tyre do të rritet edhe kapaciteti i përpunimit dhe prodhimit.
KRU “Mitrovica” është shprehur optimist se së shpejti do të normalizohet furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj.



Të tjera
Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Guxo
Pijeni një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes, mësoni përfitimet
LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit