Ja kur do të fillojë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Elezi: Nesër nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nesër (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Ai ka kujtuar se, votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike.

Elezi ka bërë të ditur se nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22,414 votues.

Ndërkohë, në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po i nënshtrohen verifikimit./rtk