Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka njoftuar se Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih është ngritur zyrtarisht në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme, një avancim që ka marrë edhe pëlqimin zyrtar të Zvicra, përcjell KsoovaPost.
Sipas Berishës, ky zhvillim vjen 16 vjet pas themelimit të misionit konsullor në Cyrih dhe përbën një moment historik për përfaqësimin diplomatik të Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme evropiane.
“Pas 16 vitesh nga themelimi, misioni ynë konsullor në Cyrih, është ngritur në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme, avancim ky që ka marrë tashmë edhe pëlqimin zyrtar të Konfederatës Zvicerane. Ky moment historik forcon prezencën e Republikës së Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme të Evropës, duke e barazuar misionin tonë me misionet e tjera konsullore të pranishme në Cyrih. Kjo ngritje është njohje e rëndësisë strategjike të Cyrihut, e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe mbi të gjitha, e rolit të jashtëzakonshëm të mërgatës sonë. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, mbulon 13 kantone të Zvicrës. Një moment historik për misionin dhe për mërgatën tonë”, ka shkruar Berisha.



Të tjera
5 përfitimet shëndetësore nga kosi
Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngritet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme