Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar shkurt sot para fillimit të seancës së 51-të konstituive.
Në pyetjen e gazetarëve se ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, ajo u përgjigj: “Po presim, ia kemi dërguar ofertën”.
Se Limajt i ka shkuar një ofertë e ka thënë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti para pak ditësh përmes një konference për media, duke mos zbuluar më shumë detaje.
Megjithatë, ai u shpreh optimist se deri në fund të kësaj jave mund të ketë një marrëveshje, dhe poashtu tha se do të ketë edhe takime të tjera.



Të tjera
Ukraina falënderon Gjermaninë për dorëzimin e dy sistemeve të reja Patriot
Osmani shpreh ngushëllime për vi*ktimat në Zvicër
Gjëra që i dini gabim për lidhjet në distancë