Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka publikuar së fundmi një video në llogarinë e saj në TikTok, ku shfaqet duke kërcyer me ritmin e këngës më të re të Don Xhonit, të titulluar “Ça tha”.
Videoja u shpërnda gjerësisht dhe u prit mirë nga ndjekësit, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte komenti i vetë Don Xhonit, i cili i shkroi: “Zemër je”.

Komenti i tij i drejtpërdrejtë dhe miqësor ka ndezur menjëherë spekulimet për një afrim të mundshëm, sidomos duke pasur parasysh raportet e përfolura mes tyre.

Megjithëse asnjëri nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje personale, komunikimi i hapur dhe ndërveprimi i tyre publik vazhdon të ushqejë thashethemet.
Për momentin, mbetet të shihet nëse ky është thjesht një gjest miqësor apo shenja e diçkaje më shumë që mund të dalë në dritë në ditët në vijim.
😬😬😬😬😬
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje