Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka urdhëruar ndalimin dhe ndjekjen e çdo anijeje që transporton qymyr drejt Izraelit, duke theksuar se vendi i tij nuk do të jetë bashkëfajtor në “gjenocidin” që po ndodh në Rripin e Gazës.
Në një postim në rrjetin X, Petro tha se ky urdhër vjen pas nisjes të enjten të një anijeje me qymyr nga porti Ciénaga me destinacion Izraelin, duke e cilësuar këtë si një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vendimit të qeverisë së tij.
Kolumbia kishte ndaluar eksportet e qymyrit drejt Izraelit që nga gushti i vitit 2024, në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Gaza. /mesazhi



Të tjera
Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar
Konjufca vizitë në Nigeri: Kosova pret me padurim të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve
Pse nuk po avancoheni në detyrë?