Sot gjatë ditës, në qytetin e Drenasit është regjistruar një erë e fuqishme që ka shkaktuar rrëzimin e një lisi të madh në një pjesë të qytetit, transmeton KosovaPost.
Komuna e Drenasit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pa shkaktuar lëndime në njerëz, por pema e rrëzuar ka penguar qarkullimin dhe paraqiste rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, ka reaguar me shpejtësi, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrë për largimin e pemës së rrëzuar”, thuhet në njoftim.
Në fund shtohet se ekipet kanë punuar në kohë të shkurtër për të pastruar hapësirën dhe për të rivendosur normalitetin.



Të tjera
Si të rikthejmë bardhësinë e një këmishe pa e larë në temperatura të larta
Meshkujt s’i duan femrat që “shesin” mend
Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave