56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë paraqitur me simptoma helmimi, ndërsa dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.
Studentët u trajtuan në shërbimin infektiv, ku vetëm dy prej tyre u shtruan për trajtim të mëtejshëm, ndërsa të tjerët u liruan pas marrjes së ndihmës mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri.
Pas incidentit, autoritetet kanë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike dhe kanë nisur hetimet epidemiologjike për zbardhjen e rastit.
Lidhur me helmimin e studentëve, policia ka arrestuar teknologun dhe kuzhinierin e kompanisë së kateringut, ndërsa administratorja e kompanisë është shpallur në kërkim.



Të tjera
Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore
81-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia
SHBA godet më shumë se 80 objektiva në një raund të ri “sulmesh hakmarrëse” kundër Iranit