Ish-komandanti i FSK-së, tashmë deputet në PDK, Rrahman Rama, ka folur për dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Liqenin e Ujmanit për gjetjen e trupit të një 33 vjeçari i cili dyshohet se ka vdekur pasi është hedhur në ujë nga Ura mbi Ujman.
Rama ka thënë se s’ka nevojë që dërgimi i FSK-së në Veri të politizohet dhe të shfrytëzohet për poena politik, në një moment të tillë tragjik.
“S’ka nevojë të politizohet. FSK e ka olbigim e mision që t’iu dalë në ndihmë qtyetarëve.
Nuk është mirë të shfrytëzohet politikisht për fushatë e për ckado tjetër” ka thënë ai në Kosova Live të T7.



Të tjera
Si të përgatisni një supë të shpejtë që jua lehtëson stomakun
Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për festën e Bajramit