Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit
Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.
KosovaPress ka komunikuar edhe me avokatin e Lipovicës, Feim Alaj, megjithatë në përgjigjjen e tij ai e konfirmoi shkurtimisht lajmin.
Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.
Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.
Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore
Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Avokati i tij, Feim Alaj ka pranuar që ftesa e ish-sekretarit lidhet me rastin e rezervave shtetërore.
Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.
Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.
—-
Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është ftuar për herë të dytë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për intervistim.
Ai nuk ka sqaruar nëse ftesa lidhet me rastin e rezervave shtetërore, ndërsa avokati i tij tha se nuk dihet arsyeja e saktë e ftesës.
Lipovica është një nga tre të dyshuarit në këtë rast, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara.
Në lidhje me këtë çështje, PSRK e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti si dëshmitar, por deri më tash ai nuk ka dhënë dëshminë e tij, pasi ka kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij.
Të tjera
Silvinjos më në fund i mbushet mendja, e fton sulmuesin Kristian Shpendi në Kombëtare
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën