Nëse rezultati në Shkup me Shkendijën (0:1) dukej një poshtërim për Steaua-n, ajo që ndodhi në Arenën Kombëtare ishte një makth i vërtetë për kampionin rumun, shkruan media rumune “Sport”.
“Kështu që, udhëtimi i kampionit rumun mbaroi në Champions League, por sezoni evropian do të vazhdojë në kualifikimet për fazën kryesore të Europa League.
Pas poshtërimit me Shkendijën, Steaua do të përballet me Dritën, kampionen e Kosovës.
Ekipi kuqekaltër do të luajë në raundin e tretë paraprak të Europa League.
“Do të shohim çfarë do të bëjmë në Evropë, pastaj do të shohim përsëri vitin tjetër. Ne luajmë futboll.
Dhe këtë vit do të jem i lumtur nëse kualifikohemi për Europa League. Dhe do të jem i lumtur.
Nëse Kosova na eliminon, atëherë edhe ne do të eliminohemi nga futbolli.
Nuk mendoj se ka një ekip më të dobët se ky”, tha me provokim Gigi Becali për Digi Sport”.



Të tjera
Mos e thithni energjinë negative nga të tjerët, 7 këshilla
“Gjithçka filloi në tetor”, Marca vjen me detaje rreth krizës që po ndodh në Real Madrid
Alarm te Kanada – Alphonso Davies pëson sërish lëndim, mbyll sezonin