Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të pesë zyrtarëve policorë, të cilët ai i ka mbrojtur, duke e cilësuar këtë si një fitore të drejtësisë dhe arsyes mbi padrejtësinë.
“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën, nga sot janë të lirë. I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, kjo nuk ishte vetëm një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, por një betejë më e gjerë për të drejtën dhe për të parandaluar që frika nga opinioni publik të zëvendësojë zbatimin e ligjit.
“Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist”, ka theksuar avokati.



Të tjera
Produkti që ju ndihmon të keni muskuj të fortë
“Mbështetje për protestat”/ Lea Ypi shpërndan letrën e hapur të diasporës shqiptare: Kërkohet transparencë
BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska