Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook, ka thënë se dyert e Presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për diasporën e vendit, transmeton KosovaPost.
Kjo vjen pas pritjes që presidentja Osmani bëri të enjten për mërgimtarët që erdhën në Kosovë nga anë e kënd botës.
“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, ka shkruar sot e para e vendit në rrjetet sociale.
Ndryshe, gjatë pritjes për mirëseardhje, Osmani tha se diaspora mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke shtuar se janë ata që ia zbardhin fytyrën vendit ngado që shkojnë.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para gjumit
Refuzohet kërkesa e Jakup Krasniqit për lirim me kusht
Kolonët e paligjshëm izr@elitë lëndojnë 15 palestinezë dhe për*dhosin një xhami në Bregun Perëndimor