Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker. Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media, transmeton KosovaPost.
Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.
“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.



Të tjera
Studim: Fëmijët e nënave të rrepta kanë më shumë gjasa të kenë probleme me alkoolin
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini`
SHBA beson se fundi i luftës është afër