Zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker sot do të qëndroj në Kosovë, derisa gjatë orëve të pasdites pritet të takohet me ministri, në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.
Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.
“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e MM.
The post Përplasje mes presidentit malazez Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Real Madridi do të jetë pa Valverden dhe Tchouamenin në El Clasico
Shkrepjet fantastike që tregojnë botën nga ajri
Në QKUK realizohet me sukses një operacion kompleks vaskular