Në fshatin Stublinë të Gjilanit, policia ka kapur dy shtetasë të Serbisë nën dyshimin se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.
Policia njofton në raportin 24-orësh se të dyshuarit që u ndaluan të premten janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje.
“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy të dyshuar-shtetas të Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, në procedurë të shpejtë”, thekson policia.



Të tjera
Studim: Fëmijët e nënave të rrepta kanë më shumë gjasa të kenë probleme me alkoolin
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini`
SHBA beson se fundi i luftës është afër