Një fanse humbi ndjenjat në skenë gjatë koncertit të Katy Perry-t të dielën.
Gjatë çdo nate të turneut të saj Lifetimes, këngëtarja 40-vjeçare fton disa fansa në skenë për ta ndihmuar në interpretimin e këngës së saj të vitit 2011, The One That Got Away.
Kur McKenna u rrëzua, ajo u ndihmua menjëherë nga pjesëtarë të stafit të Perry-t dhe nga ekipi mjekësor i vendit, ndërkohë që vetë këngëtarja u ul pranë saj për t’i qëndruar afër.
“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet plotësisht, më e ndritshme dhe më e fortë se kurrë. Amen”.
Ajo shtoi gjithashtu:
“Është shumë. Ndonjëherë je kaq e guximshme dhe ngjitesh në skenë, por ndihesh e tejmbushur nga emocionet. E kuptoj plotësisht atë ndjesi.”
Më vonë, Perry i siguroi të pranishmit duke thënë se “McKenna është mirë”.
Ndërkohë, dy javë më parë, Katy Perry përjetoi një moment frike gjatë koncertit të saj në San Francisko, kur flutura mekanike që ajo po përdorte për të fluturuar mbi publikun papritur ra disa metra poshtë.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel