Në kuadër të skemës 1.8. “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Sipas njoftimit të MFPT-së, përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.
“Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre”, thuhet tutje në njoftim, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra