Njësia e policisë për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikojë shoferët e kamionëve që po lëviznin në mënyrë të parregullt në autostradë, përcjell KosovaPost.
Identifikimi i tyre, sipas policisë u bë në bazë të një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale.
Njëri nga kamionistër u gjobit me 60 euro, pasiqë i njëjti gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë.
Policia njofton se shoferi tjetër i cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.



Të tjera
Fetoshi: Kërćënimi nga “Brigada e Veriut”, sinjal për qëllimet e Serbisë para zgjedhjeve
Peci takon strukturat e partisë në Mitrovicë: Që pesë vjet, në studiot televizive flitet se si partia Guxo nuk ekziston
Irani akuzon SHBA-në për `aventurë ushtarake të pamatur`