Dronët ukrainas kanë sulmuar qytetin rus Vologograd në natën mes 13 dhe 14 gushtit.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në rafinerinë e naftës LUKOIL në Vologogradneftperarabotka, duke u përcjellë kështu me zjarr të madh.
Kjo është konfirmuar nëpër kanale të ndryshme në Telegram nga guvernatori rajonal Andrei Bocharov.
Disa burime ruse raportuar për një sulm në shkallë të gjerë në Volgograd, transmeton Telegrafi.
“Zjarr dhe rrjedhje nafte kanë ndodhur në rafinerinë e rajonit të Volgogradit, si pasojë e copëzave të dronëve që binin”, tha Bocharov.
Agjencia federale ruse për transportin ajror ka mbyllur përkohësisht aeroportin lokal si pasojë e këtij sulmi.



Të tjera
Puna gjatë natës të mplak trurin
SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit