Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

Takimi i dytë që përfshin edhe Zelenskyn është më i rëndësishëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka theksuar se qëllimi i takimit të tij të sotëm me homologun e tij rus Vladimir Putin në Alaska është përgatitja për një takim të mundshëm midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili, theksoi ai, do të jetë më i rëndësishëm.

 

“E tëra çfarë dua është të ‘shtroj tryezën’ për takimin e ardhshëm, i cili duhet të zhvillohet së shpejti. Do të doja që të ndodhte shumë shpejt”, ka theksuar Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Sipas BBC-së, ai ka thënë se do të donte që një takim i mundshëm midis Putinit dhe Zelenskyt të mbahej edhe në Alaska.

Trump tha gjithashtu se mendon që Putini dhe Zelensky do të “bëjnë paqe”.

Takimi midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, do të zhvillohet sot në orën 11:00 të paradites sipas kohës lokale në Anchorage të Alaskës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.