Zyrtari i lartë ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duke propozuar që armëpushimi të zëvendësohet me një marrëveshje paqeje, në fakt ka marrë anën e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Fatkeqësisht, Trump ka marrë qëndrim si Putini, dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas, për reuters.
Sipas tij, nën konceptin “marrëveshje paqeje”, Putini nënkupton disa “gjëra të rrezikshme” për Ukrainën.
“Në vizionin e Putinit, kjo do të thotë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO, do të pranohen kërkesat absurde për denazifikim dhe demilitarizim, si dhe statusi i gjuhës ruse dhe Kishës Ortodokse Ruse”, shtoi Merezhko.
Trump ka deklaruar se “marrëveshja e paqes mund t’i japë fund luftës pa një armëpushim paraprak”.
Ndryshe, Trump pritet t’ia zbardh disa detaje të diskutimit me Putinin, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, gjatë takimit në Zyrën Ovale, i cili do të mbahet gjatë ditës së hënë.



Të tjera
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë