Reagimi i Policisë menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, parandalon ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Sekuestrohen 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Arrestohet dhe babai i 45-vjeçarit, pasi iu gjetën në banesë lëndë plasëse, armë dhe municion.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se ajo dhe fëmija i saj i mitur, dhunoheshin dhe kanoseshin për jetën, nga bashkëjetuesi i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në kuadër të operacionit policor të koduar “Risku”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit V. K., 45 vjeç.
Gjatë këtij operacioni është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën dhe në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Të tjera
Institucionet dështuan në trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Lipjani, ende asnjë masë konkrete
Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty