Kryerabini Yitzhak Yosef, një nga udhëheqësit fetarë të hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi) në Izrael, deklaroi se kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin ai e quajti “ateist”, nuk mund t’i zihej besë, transmeton Kosova Post.
Sipas The Times of Israel, kryerabini Yosef kritikoi udhëheqësit politikë ultra-ortodoksë për besimin që i dhanë Netanyahut në një predikim të shtunën në mbrëmje, duke thënë : “Ai është ateist nuk beson në asgjë dhe është njeri i pabesë dhe nuk guxojmë t’i besojmë dikujt të tillë?”
“AI ËSHTË ATEIST, NUK BESON NË ASGJË”
Yosef theksoi se Netanyahut nuk duhet t’i besohet kur bëhet fjalë për miratimin e legjislacionit që do ta përjashtonte Haredimin nga shërbimi ushtarak, duke thënë në predikimin e tij: “Ai është ateist; nuk beson në asgjë dhe njeriu që më së shumti na ka tradhtuar, sa herë na ka premtuar na ka gënjyer.
Duke argumentuar se Izraeli në mënyrë disproporcionale shënjestron dhe ndalon Haredimët që refuzojnë të shërbejnë në ushtrinë e tij, Yosef paralajmëroi : “Kur dikush troket në derë, kontrolloni se kush është. Nëse është ai, mos ua hapni derën.”
Kryerabini Yosef përsëriti gjithashtu kërcënimin e tij se ata mund të largohen masivisht nga Izraeli nëse nuk miratohet ligji i përjashtimit.
Haredimët po protestojnë para Burgut Ushtarak Beit Lid në pjesën qendrore të vendit, pasi ushtria izraelite arrestoi shtatë studentë të Yeshiva për dezertim nga ushtria.
PARTITË HAREDI TËRHEQEN NGA QEVERIA
Aleanca e United Torah Judaism, e formuar nga Partia Shas dhe partitë Degel HaTorah dhe Agudat Israel, u tërhoq nga qeveria muajin e kaluar pasi një projektligj që do të përjashtonte Haredimët nga shërbimi ushtarak nuk u soll në rendin e ditës të Parlamentit.
Me këtë vendim, qeveria Netanyahu u bë një qeveri minoritare, e mbështetur nga 50 deputetë në Parlamentin me 120 vende.
Të tjera
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën t*erorriste Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
As Dimal Basha nuk kalon