Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dorëzoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump një letër nga Zonja e Parë e Ukrainës drejtuar Melania Trump. Në nisje të takimit mes tyre në zyrën iovale të Shtëpisë së Bardhë, Zelensky falënderoi Trumpin për ftesën e tij dhe për “përpjekjet e tij personale” për të ndaluar luftën.
Ai gjithashtu falënderon Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, për shkrimin e një letre drejtuar Vladimir Putinit në lidhje me fëmijët ukrainas që Rusia ka rrëmbyer.
Ai i dorëzon Trumpit një letër nga Olena Zelenska, zonja e parë e Ukrainës.
“Gruaja ime, zonja e parë e Ukrainës, ajo më dha një letër. Nuk është për ty, por për gruan tënde”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në dhomë.
Ndërkohë një gazetar e pyet Trumpin rreth një letre nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, dhënë Putinit disa ditë më parë, e cila thuhet se i referohet gjendjes së vështirë të fëmijëve ukrainas që vuajnë nga lufta.
Dhe ai është pyetur nëse letra ishte e nevojshme sepse zonja e parë mendon se Putini është agresori në këtë luftë.
“Zonja e parë ndjeu shumë fuqishëm”, thotë Trump, duke thënë se ajo ka një “dashuri të madhe për fëmijët”, duke iu referuar djalit të tyre 19-vjeçar Barron Trump, dhe thotë se e urren “të shohë diçka të tillë të ndodhë”.
Letra u prit shumë mirë nga Putini, thotë ai.



Të tjera
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë