Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës Turke, në bisedë u trajtuan rezultatet e samitit të Alaskës, çështjet tregtare dhe marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi.
Erdoğan në bisedë duke theksuar se ndjek prej afër zhvillimet lidhur me procesin e paqes, tha se Turqia që nga fillimi i luftës bën përpjekje të sinqertë për paqe të drejtë dhe në këtë drejtim mbështet qasjet që synojnë paqe të qëndrueshme me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.
Gjatë bisedës, Putin tërhoqi vëmendjen te Procesi i Stambollit dhe falënderoi presidentin Erdoğan për mikpritjen e bisedimeve të paqes nga Turqia dhe për përpjekjet e tij.
Erdoğan dhe Putin ranë dakord që të dy vendet të vazhdojnë dialogun.



Të tjera
Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, pjesëmarrje e ulët e protestuesve
Shefi i OKB-së thotë se ka “rrugët diplomatike” në dispozicion për të ndaluar lu*ftën në Liban