Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë një sërë vendimesh.
Kabineti qeveritar në detyrë ka vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025, plotësuar dhe ndryshuar Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105 mijë euro, deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve investime kapitale, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe ndërtimin e zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit