Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj të përzemërta për Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe popullin trim ukrainas me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, transmeton KosovaPost.
“Në këtë ditë të rëndësishme, Kosova qëndron fuqishëm me Ukrainën në luftën heroike për liri,” shkroi Osmani në platformën X.
Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar miqësinë me Ukrainën dhe për të mbështetur rrugëtimin e saj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme.



Të tjera
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
Tolaj tregon se është i Gjilanit, jo i Ballkanit
Shoqata e Industrisë së Qumështit kërkon llogari: Publikoni dokumentet e inspektimit në VITA dhe garantoni transparencë!